Nga Klodian Tomorri
Lajmet në mediat e mëdha gjatë ditëve në vijim:
1- Shkatërrohet grupi i rrezikshëm i gjizës në Baldushk
2- Banda e kosit në Lushnjë po paguan mediat që të shantazhojnë qeverinë dhe SPAK-un
3- Karteli i hirrës rrezikon shëndetin e shqiptarëve
4- Evazion galopant nga mafia e dhallës, vidhen miliona euro taksa
5- Marta Kosi thotë se goditja e bandës së kosit afron Shqipërinë me BE-në
6- Prestigjiozja britanike shkruan për Maldivet e Europës
7- Turistët e huaj shprehen të kënaqur nga aksioni kundër kosit
8- Analiza e analistit të njohur: Pa shkatërrimin e mafies së kosit, Shqipëria nuk mund të hynte në BE
9- Studimi i shkencëtarëve të Harvardit: Kosi pa faturë shkakton sëmundje të rrezikshme në popullatën e gjerë
10- Rama: Nuk ka tolerim, të vendosur të shkatërrojmë trustin kriminal të kosit
