Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Sulmi ajror izraelit, shkatërrohet shkolla në Gaza! Vriten 27 persona, mes tyre gra e fëmijë
                            Të paktën 27 palestinezë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit që goditi një shkollë në Gazën veriore, e cila po shërbente si strehë për familjet e zhvendosura. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raportoi se shkolla Dar al-Arqam, në rrethin verilindor të Tuffah në qytetin e Gazës, u godit nga forcat izraelite. Në mesin e viktimave janë fëmijë dhe gra, ndërsa një grua shtatzënë me binjakë, së bashku me familjen e saj, janë zhdukur pas sulmit. Spitalet lokale kanë pranuar të mbijetuarit me lëndime të rënda, duke përfshirë fëmijë të dërguar me urgjencë për trajtim. Forcat izraelite, nga ana e tyre, kanë deklaruar se ata kanë goditur një qendër komandimi të Hamasit, duke pretenduar se objekti...