Një numër i panjohur njerëzish u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një qendër për të moshuar në Fall River, Massachusetts , të dielën tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të shtetit.
“Nuk po publikojmë ende një numër të saktë, ndërsa presim përditësime mbi gjendjen shëndetësore të disa prej pacientëve. Kjo është një tragjedi e tmerrshme për qytetin e Fall River dhe familjet e prekura. Zemrat tona janë me ta këtë mëngjes”, tha Jake Work , një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Massachusetts, në një email për Reuters .
Ai tha se rreth 50 zjarrfikës iu përgjigjën incidentit dhe u përpoqën ta shuanin zjarrin në qendrën e të moshuarve në Gabriel House , ku ndodheshin rreth 70 persona.
Zjarrfikësit shpëtuan shumë banorë, por gjetën edhe të tjerë të vdekur në vendngjarje, ndërsa shumë të tjerë u dërguan në spitale. Origjina dhe shkaqet e zjarrit janë nën hetim.
