Nga Çim Peka
Ka kry punë!
Po shikoj mediat e Ramës që më shumë janë angazhuar për ta mbajt Yurin në DASH sesa Ramën në pushtet.
O mjeranë, ka kryer punë shoqja!
Dhe jo si pjesë e riorganizimit, por si pjesë e dizinformimit që i ka bërë qeverisë amerikane.
Ky argumenti se “nuk ka ik, por ikën pas disa muajsh” është për ju që mendoni se mund ta mbani edhe Yurin.
Për disa muaj ajo e merr rrogën, sepse ka bërë marrëveshje të pranojë largimin, që të mos ketë hetim administrativ për të — por kjo marrëveshje nuk përjashton hetimin penal.
Ka kry punë bash për pisllëkun anti-diplomatik që ajo përfaqësoi në Tiranë.
Në shtator e keni tek stafi i Anjezës, këshilltare e Ramës. Mbajeni mend!
Ps: Deri në shtator, sa herë të klikoni online në stafin e DASH-it, aty ju del se ka marrëveshjen e pagesës për 6 muaj — por ajo as si pastruese nuk shkel më në DASH!
