Rush Dragu, ish-kryetar i Komunës Rush në Malësinë e Madhe, ka bërë publik një denoncim të rëndë ndaj kryetarit aktual të Bashkisë, Tonin Marinaj. Sipas Dragut, Marinaj dhe ekipet e tij kanë shkatërruar me fadroma rreth 300 metra katrorë arë me patate, tokë private në Qafë Predelec, në hakmarrje për mosdhënien e tenderave gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Ky akt antiligjor është denoncuar edhe nga lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili kërkuar ndalimin e këtyre shkeljeve flagrante në Malësinë e Madhe.
Postimi i plotë:
Tonin Marinaj i prish arën me patate, pronë private ish-kryetarit demokrat të Komunës Rush Dragu
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt mafjoz antiligjor të kreut të narko-mafias në Malësinë e Madhe.
[📩] Lexoni denoncimin e pronarit legjitim!
Pershendetje Doktor
Tonin Marinaj kryetari i bashkise Malesi e Madhe
Ka 2 vjet qe me ka mbydhe rrugen per te shkuar ne shtepine time private ne Tamare
Ne Qafe te Predelecit ne fushe e futbollit qe prinderit e mije e kane lene ne funksion te komunitetit ai njerzit e tij i lejon te ndertojne pa leje
Ne pronen time bile ekzaktesisht aty ku e kam marre edhe nga 7501 e kam mbjedhe patate dhe para 3 ditesh naten ka çua fadromat e bashkise dhe i kane shkatrruar 300 meter kateror ne kohe lulzimit
Kjo me pretekstin se do ta kthejme toke publike
Kjo vjen si shenje hakmarrje ndaj meje se kur kam qene kryetar komune nuk i kam dhene tendera se ishte nje hajdut tipik
Kam nevoje per ndihmen tuaj se pakut mediatikisht
Respekt
Rush Dragu
jam kthyer nga SHBA keto dite
Ai me ka pase çue edhe Pllumb Gjoken por ai e theu qafen
Vendi quhet
QAFE PREDELECIT
KELMEND
MALESI E MADHE
Pronari
RUSH DRAGU
