VIDEO/ Yuri Kim proteston në rrugë…në Amerikë e largojnë nga puna

Yuri Kim

SHBA- Shtëpia e Bardhë po shqyrton me kujdes planet e agjencive federale për shkurtime nga puna në një përpjekje për të kufizuar sfidat e mëtejshme gjyqësore, pasi Gjykata Supreme hapi rrugën për një zvogëlim të gjerë të fuqisë punëtore qeveritare, sipas dy zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë me njohuri për çështjen.

Zyra e Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë dhe Zyra e Menaxhimit të Personelit po koordinohen me agjencitë federale për të siguruar që planet e tyre të jenë në përputhje me ligjin, ndërsa punonjësit kanë organizuar një manifestim për të kundërshtuar pushimet nga puna.
Mes grupit të diplomatëve është edhe Yuri Kim, ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Në total pritet të shkurtohen 1350 diplomatë dhe mesa duket ky proces prek edhe Kim. Ndaj, ajo ka dalë të protestojë kundër qeverisë Trump.
Shtëpia e Bardhë të martën e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme, por nuk tha se agjencitë mund t’i zbatonin menjëherë planet e reduktimit të fuqisë punëtore që hartuan me urdhër të Trump në fillim të këtij viti.
Ekspertët ligjorë thonë se edhe nëse administrata përmbush pragjet bazë ligjore, agjencitë mund të përballen me padi më të gjera që lidhen me procesin e rregullt ligjor, mbrojtjen e shërbimit civil, të drejtat sindikale dhe aksesin publik në shërbime./ZËRI/