Vangjel Tavo
Kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, ka komentuar sërish sot ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimn e nënkryetarëve të institucionit që ai drejton. Ai ka sqaruar gjatë një interviste për mediat, se nuk mund t’i shkarkojë nëndrejtorët pasi janë të rinj, kanë vetëm një muaj që janë emëruar.
Tavo shtoi se është dakord me ultimatumin e kryeministrit, por theksoi se administratorët publike duhet të ndryshohen në varësi të performancës që kanë.
“Administrata në përgjithësi sidomos në këto bashki turistike që kërkohet angazhim maksimal, nuk mund të flejë gjumë se njerëzit kanë pritshmëri të madhe dhe jemi të detyruar t’u ofrojmë njerëzve gjithë angazhimin tonë, punën tonë për të arritur pritshmëritë e komunitetit.
Nuk mund të flerë administrata. Duhen shkundur. Jam dakord me kryeministrin. Administrata do të ndryshojnë, për nënkryetarët kam vetëm një muaj që e kam emëruar. Do ta shikojmë. Kështu që çdo strukturë tjetër që kërkon rifreskim do të bëhet ndërhyrja nga ana e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Tavo.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit në Durrës dirën e djeshme, kritikoi nënkryetarët dhe kërkoi largimin e tyre nga detyra. Ndërkohë që pas këtij ultimatumi, kryebashkiakët demokratë kundërshtuan duke thënë se nuk do të pranojnë urdhra politikë./ZËRI/
