Kunjë me Veliajn? Rama: Drejtori i UKT kishte 30 këshilltarë, as zyra ime nuk i ka aq

Erion Veliaj dhe Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të drejtpërdrejta për fryrjen e administratës në Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), duke deklaruar se drejtori i këtij institucioni kishte në zyrë rreth 30 këshilltarë, një numër më i madh se ai i stafit në zyrën e tij.
“Këtu kemi nevojë për një reformë, të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që në adresë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet”, tha Rama.
Deklarata e Ramës nëse e shtrijmë në kohë, i adresohet periudhës kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Erion Veliaj. Pavarësisht se Rama nuk e përmendi me emër në asnjë moment kryebashkiakun, drejtori i UKT me 30 këshilltarë ka qenë në periudhën e tij./ZËRI