Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha akuza Ballukut: Tender për larjen e makinave të saj, për një muaj kushton 10 mijë euro lavazhi
Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndalur edhe te lista e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në ‘Opinion’, Berisha u shpreh se kjo forcë politike ka në listën e saj zyrtarë dhe ministra me barrë krimi dhe akuza të rënda. Kryedemokrati nuk la pa përmendur ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndaj së cilës hodhi akuza se ka bërë tender për larjen e makinave të saj, me vlerën 10 mijë euro. Berisha: A t'i marrim kandidaturat e PS? Çfarë kemi aty, kemi një seri zyrtarësh dhe ministrash me barrë të rëndë krimi dhe akuza ndër më të rëndat. Belinda Balluku ka bërë tender për të larë njëherë çdo javë makinat e saj me 10 mijë euro. 10 mijë euro lavazhi,...