Kandidati i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Myslim Murrizi, ka ironizuar drejtuesit e partisë për pushimet verore, duke i uruar edhe për “arritjet” në këto zgjedhje.
Postimi i Myslim Murrizit:
“Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbëzon e nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do gjenin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistet e Çelibashit.
A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KASIT seksualo-bashisto-demokratikas se kush ishin 48 rilindasit që paguhen në KQZ prej vitesh që bënë “rinumërimin” e rreth 40 % të kutive të votimit të Shqipërisë pra të gjithash kutitë e Qarkut Tiranë dhe Fier dhe pjesërisht ato të qarkut Durrës dhe Dibër?
Pse duhet t’i besojë PD më shumë punëtoreve të Çelibashit sesa komisionerëve të saj? Apo ngaqë Çelibashi u perzgjodh nga Bylykbashi me porosi të Lulzimbashit në 2020?
Po këta anëtarët e KASIT gjoja përfaqesues të PD a mund të na thotë Bylykbashi se çfarë lidhje kanë me PD dhe me Lulzimbashin? Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin për “revolucion”?
Po kush ju mbeshtet e ju vjen nga pas më ju mor palaço e spurdhjakë politikë që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futet në primare edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan?
Nëse PD do të vazhdojë akoma me këta bythecë që nuk i pjerdh kush në asnjë cep dhe janë të pështirë, të shpëlarë e të urryer në perceptimin qytetar në çdo qytet, fshat, lagje e pallat, ateherë mos u lodhni kot të mendoni se po mashtroni demokratët dhe qytetarët se në fakt po mashtroni veten për “revolucione” imagjinare 3D.
Me këta mender drejtues politik, këtë kryesi, këshill kombëtar, sekretariate e departamente, dhe pse jo grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik që i mendon njerëzit si ushtarë.
Hajt pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në Parlament, dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty sikur do “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vjet që shkuan”.
