Pas ultimatumit të Ramës për “vetëpastrim”, drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë dorëheqjen

Bashkia Durrës

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë edhe Bashkinë e Durrësit pas këkresës së kryeministrit Edi Rama.
Bëhet me dije se drejtuesit kryesor të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre.
Megjithatë, do të jetë Komisioni i ngritur që do të vlerësojë punën e gjithsecilit prej tyre. Ai do të vendosë se kush do të qëndrojë dhe kujt do t’I pranohet dorëheqja.
Kjo lëvizje në Bashkinë e Durrësit vjen pas shkarkimeve në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të Ramës. Kryeministri zhvilloi një vizitë në Bashkinë Durrës, më 8 korrik, ku kërkoi largimin e drejtuesve nga detyra.