Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Çështja Salianji s’mbyllet, sapo ka filluar! Një gjykatës pa moral ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se s’do vrasë Fatmir Xhafën
Për liderin e PD, Sali Berisha, dënimi dhe burgosja e ish deputetit demokrat, Ervin Salianji nuk është një çëhstje e mbyllur, teksa paralajmëroi se ajo vetëm sapo ka filluar. Interesimit të gazetarëve për këtë çështje, Berisha u përgjigj duke thënë se ishte një gjykatës pa moral, që ia shtyu lirimin duke i kërkuar të deklarojë se nuk do të vrasë ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa apo të vëllanë, Geronin. ‘Por ajo çështje është vetëm në fillim, do shkojë në Strasburg, do shkojë kudo dhe asgjë nuk i shpëton nga akti kushtetues, krimi i shëmtuar që bënë ndaj tij’, paralajmëroi Berisha. Me Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm me të dhe tani do vijë dhe ta takoj. Dhe kam komunikim të shpeshtë me të dhe...