Dash Sula reagon pas lirimit të Salianjit: Ata të PD e përcollën me “oiiiii” dhe e pritën me xhelozi

Dash Sula reagon pas lirimit të Salianjit: Ata të PD e përcollën me “oiiiii” dhe e pritën me xhelozi

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas lirimit me kusht nga burgu ditën e djeshme të ish-deputetit Ervin Salianji. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sula shkruan se në PD Salianjin e pritën me xhelozi pas daljes nga burgu. Ai vijoi më tej duke thënë se askush nga udhëheqësia e PD nuk denjoi ta priste dje Salianjin, teksa shtoi se kjo tregon se në atë parti luftohet për të ruajtur statusquonë dhe jo për të maksimalizuar votat. Postimi i Sulës: E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi. Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin shoë me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik. Por, dje paradite Salianji doli nga burgu...