Kandidatja për deputete e PD për Qarkun e Tiranës, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, tha se qeveria asnjëherë nuk i ka dëgjuar qytetarët, por sipas saj, vetëm është tallur me ata.
Ajo theksoi se pasiguria dhe babëzia ndeshet në çdo qytet të Shqipërisë dhe sipas saj , kjo ka sjellë situatën ‘katastrofike’ të vendit siç është shpopullimi.
“Shqipëria ka nevojë për një përmbysje totale, sot situata në Shqipëri është dramatike. Këtë gjë e lexon në çdo takim që shkon tek njerëzit në çdo takim që kemi parë. Fatkeqësisht ne kemi parë gjatë gjithë këtyreve vite një qeverisje që ka shpuar tek qytetarët me pretendimin për t’i dëgjuar por fatkeqësisht ata shkojnë aty për tu tallur. Por e vetmja që nuk kanë bërë është që t’i kuptojnë ata. Si pasojë e kësaj sjelljeje e para ne nuk kemi ende një llogari dhënieje. Nuk dëgjova asnjë fjalë nga dy kolegët për të dhënë llogari për të gjitha punët e shkuara keq në vend dhe që na kanë sjellë në këtë situatë katastrofike. Në çdo qytet që të shkosh dhe takosh qytetarë ti sot do të ndeshësh dy fjalë, një pasiguri ka një pasiguri që e ndjen çdo kush. Pasiguri për jetën, pasiguri për ushqimet për ato që hamë, pasiguri për pronën, pasiguri për shëndetësinë, pasiguri për arsimin për shkollat, pasiguri për punësimin për të rinjtë domethënë ka një pasiguri totale. Nuk ka rëndësi se sa i ri je dhe çfarë statusi ke ka një pasiguri që mbizotëron kudo. Fjala e dytë që t’i ndesh sot, këdo që takon qoftë dhe të majtë, është që këtu ka arritur një nivel jo korrupsioni dhe vjedhje, këtu ka arritur një nivel babëzie që është i papranueshëm për çdo mëndje normale. Dhe kush nuk i shikon këtë është ose i përfshirë në këtë rrjet babëzie ose nuk kupton më asgjë nga realiteti, pra është krejtësisht i shkëputur dhe jeton në atë flluskë. Të dyja këto bashkë kanë sjellë në një konkluzion të tmerrshëm që është shpopullimi. Unë jam nëna e një djali dhe të gjithë këtu jemi prindër. Dhe nga takimet që kam bërë përshtypje në terren, ajo që më ka prekur më shumë nga të tërë është që çdo prind që kam takuar, gjënë e parë që më kanë thënë është se po na ikin fëmijët dhe kanë filluar duke qarë. Dhe të tjerët thonë se nuk duan të na ikin fëmijët refugjatë, duam t’i gëzojmë këtu.” tha Zhulali.
