‘Tokë e xanun’ përballë Hotel ETER në Golem/ Banori denoncon: S’dal dot në ballkon, lokali më ka ardhur te dritarja

‘Tokë e xanun’ përballë Hotel ETER në Golem/ Banori denoncon: S’dal dot në ballkon, lokali më ka ardhur te dritarja

Pamje nga Golemi GOLEM- Një banor i kompleksit të banimit “Erges”, përballë hotel “Eter” në zonën e Pishave të Buta në Golem, ka denoncuar në redaksinë e Lexo.al zaptimin e hapësirës publike nga një subjekt privat që ushtron aktivitet si bar-piceri në ambientet ngjitur me pallatin. Banori ngre shqetësimin se vendosja e lokalit në oborrin e kompleksit ka sjellë një sërë problemesh për jetesën e tij dhe të familjes. Ai thotë se aktiviteti është zhvilluar pa transparencë dhe pa marrë miratimin e banorëve. “Unë kam një banesë në katin e parë të njërit prej pallateve dhe shqetësimi im është se aty është një bar piceri që ka zaptuar një pjesë të oborrit të kompleksit. Mua më ka ardhur ngjitur me ballkonin.” Ai shton se për shkak të...