Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në qeli kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Vendimi është dhënë pak më parë, ku thuhet se ‘lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’.
Veliaj kërkoi lirimin e tij nga qelia, ku ndodhet që prej datës 10 shkurt.
Relatore e gjyqit ishte gjyqtarja Albana Boksi dhe anëtarë Medi Bici e Sokol Binaj.
Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Më 17 qershor, GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për lirim kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ka kushte të reja për ndryshimin e masës së sigurisë.
Më 13 mars, Apeli i GJKKO vendosi që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg. Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, raporton se gjykatësi Engert Pëllumbi, atë kohë ka marrë parasysh kërkesën e prokurorëve të posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani që këmbëngulën në mbajtjen e Veliaj në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.
Tashmë rruga e mbetur për Veliajn është Gjykata Kushtetuese sa i takon kundërshtimit të masës. Erion Veliaj mbahet në burg për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, mosdeklarim ose deklarim i rremë i pasurisë dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli
