Pronat dhe shqiptarët, Valdrin Pjetri: Problemet më të mëdha i kemi pasur me dokumentat e pas viteve ’90

Pronat dhe shqiptarët, Valdrin Pjetri: Problemet më të mëdha i kemi pasur me dokumentat e pas viteve ’90

Valdrin Pjetri TIRANË- Valdrin Pjetri, ish-kreu i Hipotekës së Tiranës ka diskutuar sot për çështjen e pronave. I ftuar në emisionin "Log.", i ftuar për çështjen "Shqiptarët dhe pronësia", Pjetri ka diskutuar për eksperiencën e tij si drejtues i një prej institucioneve më të rëndësishme në vend për regjstrimin e pronës. Në fjalën e tij, teksa në studio diskutohej lidhur me çështjen e pronës që në kohën e monarkisë deri në demokrati, Pjetri është shprehur se problemet më të mëdha me dokumentacionin e kanë pasur me periudhën post-komunizëm, pra pas viteve '90. Eksperti theksoi se problemi thelbësor nisi me ligjin 7501, i cili shpërndau tokën bujqësore pas viteve ’90, por sipas tij, nuk e riktheu pronën tek i zoti. "Deri në vitet ’45-’91 dokumenti i...