Parandalimi i shëndetit mendor është një nga aspektet më të rëndësishme për mirëqenien tonë. Ashtu siç kujdesemi për trupin dhe shëndetin tonë fizik, është po aq e rëndësishme që të kujdesemi edhe për mendjen tonë.
Neurologët amerikanë kanë zbuluar pesë praktika kryesore që mund të kontribuojnë në një shëndet më të mirë mendor.
Në pamje të parë, ecja mund të duket si një aktivitet që ka pak të bëjë me shëndetin e trurit, por është mjaft efektive. Neurologia, Wendy Suzuki rekomandon që të ecim të paktën 10 minuta çdo ditë.
Ky aktivitet ka një efekt të menjëhershëm në uljen e niveleve të ankthit dhe depresionit, sepse ecja stimulon prodhimin e dopaminës dhe serotoninës, dy neurotransmetues të rëndësishëm për ekuilibrin mendor.
Neurologu, Richard Restak, këshillon të shmangni mërzinë duke mësuar fjalë të reja dhe duke i bërë ushtrimet për kujtesën argëtuese. Kjo ndihmon në forcimin e aftësive ‘kognitive’ dhe përmirëson shëndetin mendor në përgjithësi.
Psikologja, Lisa Feldman Barrett, thekson se një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin mendor është të dilni nga zona juaj e sigurt.
Ajo sugjeron të mësoni një gjuhë të re, të eksploroni mjedise të reja, ose të takoni njerëz të ndryshëm. Këto aktivitete janë të dobishme për trurin, por sfidat që krijoni duhet të jenë mjaft të vështira për t’ju bërë të ndiheni paksa të pakëndshëm, për të stimuluar zhvillimin mendor.
Marrëdhëniet me njerëzit janë thelbësore për shëndetin e trurit. Dr. Wendy Suzuki thekson se ndërveprimi social stimulojnë trurin dhe ndihmojnë në reduktimin e stresit.
“E qeshura dhe shkëmbimet e këndshme ulin nivelet e stresit,” thotë ajo.
Aktivitetet e përbashkëta, si një vakt i përbashkët me të dashurit ose një shëtitje, kontribuojnë në shëndetin mendor dhe forcimin e lidhjeve emocionale. Syri.net-iefimerida
