1 orë e gjysmë aksion! Rrëmbyesit i tremben Policisë, lirohet Dodë Gjoka, përfundon në spital. Policia në kërkim të pengmarrësve

1 orë e gjysmë aksion! Rrëmbyesit i tremben Policisë, lirohet Dodë Gjoka, përfundon në spital. Policia në kërkim të pengmarrësve

Pamje nga vendi i ngjarjes dhe nga momenti i arrestimit të Dod Gjokës TIRANË- Një person është marrë peng për disa orë sot në aksin Lezhë-Milot. Pengmarrja ka ndodhur pranë një karburanti në aksin Lezhë-Milot, ku Dod Gjoka është futur me forcë në një automjet. Nga kamerat e sigurisë, Policia ka arritur që të identifikojë targat e automjetit dhe të rrëmbyesëve. Në njoftimin zyrtar, pas lirimit të pengut 35-vjeçar, punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë, uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se i kanë identifikuar pengmarrësit, të gjithë banues në Tresh të Lezhës. Por i ka identifikuar vetëm me inicialet: K. P., B. V. dhe Xh. E. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit....