Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Këlliçi: Nesti Angoni mund të jetë Arbjan Mazniku
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e News 24, duke akuzuar Arbjan Mazniku për lidhje me tendera korruptivë dhe duke ngritur dyshime se ai mund të jetë Nesti Angoni – denoncuesi anonim i Erion Veliajt në SPAK. Sipas Këlliçit, Arbjan Mazniku, i cili ka firmosur tendera korruptivë si titullar i Autoritetit Kontraktues, është lënë jashtë hetimit, pavarësisht dyshimeve serioze për lidhjet e tij me abuzime financiare. Ai shtoi se Mazniku mund të jetë Nesti Angoni. “Njeriu që ka firmosur tendera korruptive Arbjan Mazniku është lënë jashtë hetimit. Arbjan Mazniku mund të jetë Nesti Angoni. Ai është titullari i Autoritetit Kontraktues dhe është i lirë. Do jem në njësinë 2, njësinë 5 në takime me struktura...