Djersitja e shtuar, ndjesia e lodhjes, pagjumësia…Ja disa mënyra se si të ‘shpëtoni’ nga vapa gjatë shtatzënisë

Djersitja e shtuar, ndjesia e lodhjes, pagjumësia…Ja disa mënyra se si të ‘shpëtoni’ nga vapa gjatë shtatzënisë

Shqetësimet kryesore që lidhen me qëndrimin në diell dhe ekspozimin ndaj temperaturave të larta sidomos për gratë shtatzëna janë: enjtja e këmbëve, hipotensioni, djersitja e shtuar, ndjesia e lodhjes, pagjumësia etj. Ndaj gjatë kësaj periudhe mbani parasysh disa këshilla praktike: Plazhi dhe banjat e diellit Shmangia e qëndrimit në diell dhe në temperatura të larta, mbetet këshilla kryesore. Gjatë shtatzënisë, toleranca e organizmit është më e ulët ndaj temperaturave të larta. Ndaj shmangni daljen në plazh në pikun e nxehtësisë, përdorni kremra të lëkurës me faktorë të lartë mbrojtës, përdorni veshje të pambukta me ngjyrë të çelët, përdorini kapele të mëdha. Nëse mendoni se qëndrimi në çadër e ul rrezikun e ekspozimit nga dielli në një përqindje të lartë, atëherë gaboheni. Kjo është pjesërisht e...