Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shiroka dhe Zogajt, kjo mahnitje që shpërfaq magjishëm si një solemnitet bukurish Liqeni i Shkodrës
Ka vende që nuk të thërrasin me zhurmë, por me një përshpërimë të butë që vjen nga thellësitë e natyrës dhe heshtjes. E tillë është magjia që shpërfaq Liqeni i Shkodrës, në atë segment të bekuar që përfshin Shirokën dhe Zogajn, ku çdo gjë duket se ndodh në një kohë tjetër, më të ngadaltë, më të ndjerë, më të bukur. Në një video të ndarë nga kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, liqeni vjen si një ceremonial solemn, një shfaqje e natyrshme dhe e thellë, ku çdo rrahje vale është një përkulje ndaj bukurisë, çdo fluturim zogu një fjalë e pathënë e lirive, çdo rreze drite që prek ujërat një përqafim i përjetësisë. Për ta vizualizuar, përshkruar dhe përjetuar këtë shumësi mundësishë dhe spektakli që ofron...