Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rëndohet bilanci i viktimave në Teksas! Përmbytjet morën përpara çdo gjë, vijon kërkimi për dhjetëra të zhdukur
Përmbytje katastrofike kanë goditur Teksasin qendror, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave, përfshirë 15 fëmijë, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me intensitet të lartë për dhjetëra të zhdukur. Zona më e goditur është Qarku Kerr, ku janë raportuar 43 viktima dhe ku 27 fëmijë nga një kamp rinor i krishterë përgjatë lumit Guadalupe vazhdojnë të mungojnë. Shumica e tyre ishin pjesëmarrëse në Camp Mystic, një kamp veror vetëm për vajza. “Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjenden të gjithë”, deklaroi sherifi i qarkut, Larry Leitha. Viktima janë raportuar edhe në qarqet Travis dhe Tom Green, ndërsa paralajmërimet për përmbytje të menjëhershme mbeten aktive gjatë fundjavës. Sipas autoriteteve, rreth 850 persona janë shpëtuar deri më tani, ndërkohë që operacionet fokusohen kryesisht përgjatë...