SYRI TV/ Rruga Pal Ded Bajraktari, në gjendje të mjerueshme, kandidatja Kurpalaj denoncon gjendjen e rrugës

SYRI TV

Rruga Pal Ded Bajraktari, e cila shërben si rrugë lidhëse e tre fshatrave mes Kamzës dhe Tiranës, është në gjendje të mjerueshme. Banorët e zonës shprehin shqetësimin se prej shumë vitesh kjo rrugë është e pashtruar dhe u pengon qarkullimin. Gjendja e rrugës së pashtruar është denoncuar edhe nga kandidatja e opozitës Pranvera Kurpalaj.

Rruga Pal Ded Bajraktari e cila shërben si rrugë lidhëse e tre fshatrave Kasallë, Çerkezë dhe Zgafnor mes Kamzës dhe Tiranës, është në gjendje të mjerueshme. Banorët e zonës, veçanërisht drejtuesit e automjeteve shprehin shqetësimin se prej shumë vitesh kjo rrugë është e pashtruar, duke iu vështirësuar qarkullimin dhe duke iu prishur automjetet. Ata kërkojnë të merren masa për shtrimin e rrugës.

Gjendja e rrugës së pashtruar është denoncuar edhe nga kandidatja e opozitës Pranvera Kurpalaj, e cila përcolli shqetësimet e banorëve dhe situatën problematike.

Rruga Pal Ded Bajraktari frekuentohet nga shumë automjete, pasi shërben si rrugë lidhëse mes Kamzës dhe Tiranës, por prej vitesh për të nuk ka pasur asnjë investim.