Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Shqipëri shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë partnerët, që sipas saj, çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-ve në Tiranës, shkruan se janë partneritetet globale të biznesit, ata të cilët kontribuojnë për një botë më paqësore dhe më të begatë, duke forcuar lidhjet e miqësisë midis popujve tanë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është mirënjohëse ndaj donatorëve tanë – të gjithë partnerë të kompanive amerikane që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë dhe duke kaluar njohuri thelbësore për të krijuar një klimë investimi më transparente”, u shpreh Ambasada në një deklaratë zyrtare në rrjete sociale.
Postimi në Instagram:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Festa e javës së kaluar u bë e mundur falë sponsorëve tanë bujarë. Partneritetet globale të biznesit kontribuojnë për një botë më paqësore dhe më të begatë, duke forcuar lidhjet e miqësisë midis popujve tanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është mirënjohëse ndaj donatorëve tanë – të gjithë partnerë të kompanive amerikane që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë dhe duke kaluar njohuri thelbësore për të krijuar një klimë investimi më transparente.
