Banorët e fshatit Qatrom në Korçë prej vitesh vuajnë mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe kanalizime të ujrave të zeza, duke ndikuar në përditshmërinë e tyre. Edhe pse janë ankuar për këto probleme, bashkia Korçë kujtohet për ta vetëm në prag fushate dhe jo për të zgjidhur shqetësimet e tyre më serioze, por cakton disa vende për vendosjen e koshave të mbeturinave. Banorët e quajnë investim elektoral duke përdorur edhe ironi për pushtetin vendor.
SYRI TV
Fshati Qatrom në Korçë prej 12 vitesh vuan nga mungesa e investimeve publike dhe përballen me problematika të shumta. Rrugët e fshatit janë me gropa dhe baltë, ndërsa një tjetër shqetësim serioz për ta është mungesa e kanalizimeve të ujrave të zeza. Ata thonë se derdhja e ujrave të zeza në përrua shkakton ndotje dhe rrezik për ndonjë sëmundje. E vështirë përballen me këto problematika, bashkia Korçë kujtohet në prag fushate për caktimin e disa vendeve për vendosje të koshave. Sipas tyre ky veprim i bashkisë bëhet për qëllim elektoral dhe jo për interesin e banorëve, ndërsa nuk mungojnë as ironitë për pushtetin vendor.
Pavarësisht se janë taksapagues të rregullt, deri tani bashkia, thonë banorët, nuk ka bërë asnjë investim serioz për përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë zonë. Banorët e Qatromit kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe investime afatgjata për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Ata shpresojnë që institucionet të veprojnë përtej fushatave elektorale dhe të sjellin ndryshime reale për komunitetin.
