Rumani/ Ariu u murrmë sulmon për vdekje motoçiklistin

Një ari sulmoi një motoçiklist ditën e sotme në një rrugë malore në Karpatet e Rumanisë.

Rumania njihet për praninë e madhe të arinjve të Murme, sipas një studimi shumëvjeçar të publikuar këtë vit, në vend janë prezent rreth 13,000 arinj të murrmë.

Autoritetet janë duke ndërmarrë masa për të mbrojtur banorët dhe turistët në zonat malore, ku kontaktet me kafshët e egra po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Policia dhe shërbimet e emergjencës raportuan se ishin njoftuar nga turistë për sulmin, i cili ndodhi në autostradën Transfargasan, në qarkun Argeș, në qendër të vendit.

Sipas deklaratës, ariu e tërhoqi motoçiklistin në një grykë mali. Nuk janë dhënë detaje për identitetin apo gjendjen e viktimës.

Ministria e Mjedisit bën me dije se të paktën 30 persona janë vrarë nga arinjtë në Rumani gjatë dy dekadave të fundit.

Vitin e kaluar, parlamenti rumun dyfishoi kuotën vjetore për gjuetinë e arinjve në 481 ekzemplarë, me qëllim kontrollin e popullsisë dhe eliminimin e individëve që janë mësuar të hyjnë në zona të banuara në kërkim të ushqimit.

Sipas ekspertëve të jetës së egër, rritja e sulmeve ndaj njerëzve lidhet jo vetëm me afrimin e arinjve me vendbanimet, por edhe me faktorë si ndërhyrja njerëzore në habitatet e tyre, prerja e pyjeve, aktivitetet ndërtimore dhe ndryshimet klimatike. Syri.net-CNN.gr