As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

Një numër i konsiderueshëm biznesesh në Bashkinë e Korçës, duke përfshirë qytetin dhe fshatrat përreth, kanë mbyllur dyert në dy vitet e fundit. Sipas raportimeve, mbi 500 biznese kanë ndërprerë aktivitetin, pavarësisht faktit se Korça njihet si një nga destinacionet më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Bizneset në Korçë duket se kanë hasur vështirësi për të mbijetuar në treg. Këtë shqetësim e konfirmon edhe shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari i së cilës, Albert Nasto, thekson se një nga shkaqet kryesore të kësaj situate është rritja e taksave vendore. Nasto u shpreh se këto taksa janë bërë të papërballueshme për shumë biznese, duke çuar në mbylljen e atyre që kishin operuar në treg për vite të tëra. “Shkak kryesor është...