Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kontrata e lobimit të PD në SHBA, Berisha: Firma në dokument vetëm për shërbimin që merr partia
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish sot për kontratën e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila po hetohet nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas tij, PD nuk po bën lobim në SHBA por po merr një shërbim nga fondacioni. I pyetur nëse afati i kontratës do të zgjatej edhe përtej zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Berisha u shpreh se ende nuk është marrë asnjë vendim. "Tani, ajo nuk është mes PD-së dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni. Ne jemi transparent dhe njoftojmë çdo gjë. Vetë kompania është supertransparente. Ka një uebsite ku publikon çdo dokument. Flamur Noka ka firmosur se pranon shërbimin. Kontrata jo midis dhe kompanisë,...