Përplasje me kryebashkiakun, çfarë ndodhi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura të Ramës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka reformuar Partinë Socialiste në Vlorë gjatë takimit me dyer të mbyllura, teksa ka kritikuar kryebashkiakun Ermal Dredha, drejtuesit e Partisë Socialiste, si edhe deputetët e këtij qarku. Ai ka ndryshuar bashkëkryetarët e Partisë Socialiste në Vlorë.
Degën e Partisë Socialiste Vlorë do ta drejtojë Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismaili, detyrë që nga koha e fushatës e ka mbajtur Pirro Vengu dhe Vilma Bello.
Ndër të tjera mësohet se ka kërkuar dorëheqjen edhe të një pjese të mirë të administratës së bashkisë së Vlorës. Ka kritikuar edhe deputetët e qarkut për punën e tyre të deritanishme që sipas tij lë për të dëshiruar. Në mbledhje ka përdorur shpesh edhe tonalitet të lartë duke kritikuar rëndë punën e thuajse të gjithëve në sallë.
Mbledhja e sotme me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës u shoqërua me sherr dhe tensione.
Kryeministri ka fshikulluar Ermal Dredhën dhe punën e këtij të fundit Duke shfaqur një sërë pakënaqësish për punën e Bashkisë së Vlorës.
Thelbi i gjithë pakënaqësive tek menaxhimi i sezonit turistik, mungesat e ujit të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve si për problematikat por edhe për ofrimin e shërbimit. Rama ka kërkuar dorëheqjen e një sërë drejtuesve të institucioneve në Vlorë të cilat sipas tij nuk janë efikas dhe nuk kanë kryer siç duhet detyrat.