Një defekt në nënstacionin “Rexhepaj” ka lënë qytetin e Kukësit pa energji elektrike.
Dalja jashtë funksionit e fidrit që furnizon lagjet e qytetit ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë zonën.
Ekipet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Ndërkohë, bizneset dhe lokalet janë detyruar të ndezin gjeneratorët për të vijuar punën.
Top Channel
