Parazitët dhe stafilokokët: Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?

Parazitët dhe stafilokokët: Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?

Noti është një nga aktivitetet më të dashura të verës, por edhe një nga më të nënvlerësuarit për sa i përket rreziqeve të fshehura shëndetësore. Nga parazitët tropikalë te bakteret oportuniste, një mori patogjenësh mund të gjenden në ujin e pishinës, edhe nëse ajo duket e pastër dhe është e mirëmbajtur. Një nga kërcënimet më serioze është kriptosporidiumi, një parazit rezistent ndaj klorit, që mund të shkaktojë infeksione gastrointestinale që zgjasin deri në dy javë. Në Britani dhe SHBA, shpërthimet e sëmundjeve të zorrëve që lidhen me pishinat janë dokumentuar që prej dekadash, veçanërisht në periudhat kur ato janë të mbipopulluara. Bakteret si stafilokoku, kërpudhat e dhomave të zhveshjes apo infeksione si veshi i notarit përbëjnë rreziqe të tjera të zakonshme, ndërsa infeksionet më të...