Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Agron Malaj në GJKKO për t’u përballur me Xhelal Mziun
Agron Malaj TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, aktualisht i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Matit, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Malaj do të përballet në gjyq me deputetin e Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Malaj ka paditur për “shpifje” në SPAK, deputetin Mziu, pas një deklarate të tij publike pak ditë para zgjedhjeve parlametare të 11 majit. Në seancën e sotme, Malaj u paraqit në cilësinë e viktimës së veprës penale, ndërsa Gjykata pritet të shqyrtojë në vijim provat dhe pretendimet e palëve. Por çfarë ndodhi? Më 10 maj, në Maqellarë, vetëm një ditë para hapjes së qendrave të votimit, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat që ishin në të po...