Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjets, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

Samiti në Shkup! Diskutohet plani i rritjets, Rama: Do përmbushim detyrimet! Kos: BE gati për zgjerim

liderët MAQEDONIA E VERIUT- Në Shkup po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku marrin pjesë liderët e rajonit, përfshirë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Kosovës Albin Kurti, Malit të Zi, Milojko Spajiç, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Krsto dhe ministri serb për Integrimin Evropian Nemanja Staroviç.  Liderët diskutuan në ditën e dytë të samitit, Planin e Rritjes për rajonin, me një axhendë mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.  "Plani i Rritjes është shumë i qartë: ne duhet të japim rezultate, ata nga ana tjetër po ashtu. Ne po bëjmë pjesën tonë, ata të tyren. Kemi një mjet shtesë, që ka të bëjë me atë që është quajtur integrim gradual dhe po zbatohet. Për Shqipërinë, veçanërisht, po ecën shumë, shumë mirë,"-u shpreh Rama...