Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme disa pamje nga mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lin të Pogradecit.
“Dhe me mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në fshatin e mrekullueshëm të Linit, tashmë i hapur për vizitorët, një tjetër thesar i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore që sjell në dritë lashtësinë, artin dhe historinë e kësaj zone magjepsëse, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.
Pamjet, ja si duket mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lin të Pogradecit
