Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Pas murtajës së bagëtive, shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen 2 familje
                            Foto ilustruese DIBËR- Sëmundja e brucelozës është shfaqur në Dibër. Si pasojë, dy familje janë izoluar në njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër. Lidhur me sëmundjen, prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella. Po sipas Shehut, anëtarët e familjes dhe të gjithë personat e tjerë që kanë pasur kontakt me ta janë izoluar dhe ka nisur kurimi i tyre.  Nga ana tjetër, Anisa Xhika, drejtoresha e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, u shpreh se nuk ka asgjë shqetësuese.  Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë...