SPAK heton kontratën 6 milionë dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

SPAK heton kontratën 6 milionë dollarë të PD, ka kërkuar dokumentet e marrëveshjes së lobimit në SHBA

SPAK ka nisur hetimet për çështjen e kontratës së lobimit për llogari të PD nga një fondacion amerikan. Nga Prokuroria e Posaçme nuk sqarohet se çfarë elementësh e kanë bindur që nga faza e verifikimeve të kalojë në hetim, por TCH ka mësuar se procedimi penal mban numrin 143 ndaj prokuroria ka kërkuar ta pasurojë këtë çështje me kontratën e lobimit. Për të siguruar këtë dokument Altin Dumani i ka kërkuar zyrtarisht PD-së t’i vendosë kontratën në dispozicion, fakt i konfirmuar të premten nga Flamur Noka që nuk ishte thirrur për këtë hetim, por për krimet zgjedhore të 11 majit të kallëzuara nga demokratët “PD kemi bërë transparencë, kemi vënë cdo gjë në dispozicion s’kemi gjë për të fshehur”, u shpreh Flamur Noka. Kontrata me...