Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqipëria në flakë/ Ja si paraqitet situata me zjarret në vend
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë 28.06.2025, janë raportuar 47 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 45 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: 1. Fshatin Tenë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. 2. Lagjen “Donika Kastrioti, njësia administrative Berat, bashkia Berat. 3. Fshatin Lazarat, njësia administrative Lazarat, bashkia Gjirokastër 4. Fshatin Ishull-Lezhë, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë. 5. Fshatin Velmish, njësia administrative Strum, bashkia Roskovec. 6. Fshatin Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë. 7. Fshatin Petresh, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan. 8. Fshatin Marinëz, njësia administrative Kuman, bashkia...