SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka sekuestruar një pasurie me vlerë rreth 12 milion euro të Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, Ervin Zeqirit, Juxhin Drazhit dhe kompanisë së ndërtimit “Majestic Konstruksion”, të hetuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Hetimi është bërë bazuar në një procedim të vitit 2019, teksa dyshohet se ato pasuri janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në një kohë që SPAK vijon hetimet në kuadër të operacionit “Ura”, ku në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Eurojust u godit grupi kriminal me bazë në Durrës. Në kuadër të këtij operacioni autoritetet lëshuan 52 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të grupit që merrenin me trafikim të drogave të forta dhe pastrim parash. Ndërkohë vetëm një pjesë e personave ndaj...