VIDEOLAJM/ Thellohet skandali mjedisor në zemër të Vjosës: Nafta derdhet në ‘lumin e egër’

Sasira nafte derdhen në rrjedhën e lumit të mbrojtur Vjosa, i vetmi i egër në Evropë.

Puset që kanë shkaktuar krimin mjedisor i përkasin Albpetrol në zonën e Gorishtit në Vlorë.

Skandali u denoncua nga Shoqata Europiane e ruajtjes së lumenjve. Në pamje shfaqen gjallesat e ngordhura mes llucit të krijuar nga nafta. 

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent.

Por, pamjet që na vijnë nga Lumi i Vjosës tregojnë një skandal, ku një përrua me naftë bruto derdhet në lumin e fundit të egër të Evropës.

Park Kombëtar i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës.