A të zgjat qumështi? Ja çfarë thotë shkenca

Qumështi i lopës është burim i shkëlqyer i proteinave, kalciumit, zinkut dhe vitaminave si A dhe D, të gjitha thelbësore për rritjen. Prandaj, prindërit kanë qenë këmbëngulës që fëmijët ta pinë.

Ka pasur reklama të famshme që promovojnë qumështin për kocka të forta, dhe shpesh thuhet se mund të ndihmojë edhe në rritjen e gjatësisë. Ka disa prova që tregojnë se qumështi mund të rrisë nivelet e hormonit IGF-1, i cili ndikon në gjatësinë përfundimtare. Prandaj, në teori, pirja e qumështit gjatë adoleshencës mund të ndihmojë dikë të arrijë potencialin gjenetik për gjatësinë.

Por, të rriturit që pinë më shumë qumësht nuk do të bëhen më të gjatë.

Qumështi është i pasur me kalcium (293 mg për filxhan) dhe proteina (rreth 8 g), të dyja të rëndësishme për densitetin e kockave dhe zhvillimin e muskujve. Disa studime kanë treguar lidhje të vogla mes konsumit të qumështit dhe rritjes së gjatësisë te fëmijët, por kjo është vetëm korrelacion, jo shkak.

Për shembull, një studim i vitit 2018 zbuloi se për çdo 240 ml qumësht të pirë në ditë, gjatësia rritej me 0.39 cm. Por studiuesit vunë re se pjesëmarrësit ishin nga familje me të ardhura mesatare dhe me arsim të mirë, gjë që ndikon te rezultatet.

Një përmbledhje sistematike në 2019 tregoi se bulmeti ndihmonte në forcimin e kockave te fëmijët, por nuk lidhej me rritjen në gjatësi. Ndërkohë, një studim i vitit 2020 tregoi që efekti i qumështit ndryshon sipas vendit dhe nivelit të tëardhurave.

Gjithashtu, mund të jetë se ata që nuk pinë qumësht konsumojnë pije me sheqer si kola, që ndikojnë negativisht te shëndeti i kockave.

Po të rriturit?

Nëse nuk ke intolerancë ndaj laktozës, qumështi është i dobishëm: ofron kalcium, vitaminë D (veçanërisht për ata që nuk hanë peshk), dhe proteina cilësore për ndërtimin e muskujve.

Përfitime të tjera?

Qumështi përmban proteinë hirre që ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, dhe mund të ulë rrezikun për diabetin tip 2. Është gjithashtu burim i magnezit dhe proteinave që lidhen me rrezik më të ulët për depresion. Disa studime sugjerojnë se qumështi ndihmon edhe në përmirësimin e gjumit falë triptofanitdhe efektit stabilizues në sheqerin në gjak gjatë natës. / MensHealth – Syri.net