Nga Alba Kepi
Kosto e lartë e shkelje e legjislacionit europian për azilantët e riatdhesimet. Më 9 maj 2025, një fluturim çarter i nisur nga Roma dhe i destinuar për në Kajro ndaloi në Tiranë për të marrë 5 shtetas egjiptianë të marrë në kampin e emigrantëve në Gjadër. Në dukje qe një operacion teknik por në fakt qe një veprim që ka ngritur shqetësime të mëdha ligjore e etike, si dhe reagime të parlametarëve e europarlamentarëve italianë.Sipas një investigimi të Altreconomia, emigrantët nuk ishin fare në kampin e Gjadrit në momentin e vendimit të Ministrisë së Brendshme Italiane (më 28 prill 2025) por u sollën atje pak para fluturimit. Dyshimi është se po testohet një model i ri dëbimi nga jashtë kufijve italiane, për të shmangur mbrojtjet ligjore të parashikuara nga normativat evropiane.
Shuma e shpenzuar mbi 113 mijë euro dhe heshtja politike rreth operacionit e bëjnë situatën edhe më shqetësuese. Organizatat si ASGI dhe ActionAid paralajmërojnë për një precedent të rrezikshëm. Edhe në Bruksel, europarlamentarët Cecilia Strada dhe Alessandro Zan kërkojnë transparencë.”Manovrat e qeverisë janë të qarta; të cmontojnë kuadrin e të drejtave të garantuara duke përdorur presionin politike kur munden, ose duke shkelur ligjet ekzistuese. Në këtë optikë, kampet në Shqipëri bëhen zona të lira ku ligjet italiane, normativat europiane dhe Karta e të drejtave thelbësore të BE nuk zbatohen më”, shkruajnë në një komunikim mediatik europarlamentarët italianë Cecilia Strada e Alessandrop Zan.”Qeveria italiane po vepron në mënyrë të paligjshme, shkruajnë ata, minon ligjet europiane e i shndërron emigrantët në njerëz pa të drejta.”Dy europarlamentarët italiane i bëjnë apel Komisionit Eiuropian “të mos mbyll veshët ndaj abuzimeve të qeverisë italiane”.Nën firmën e një grupi europarlamentarësh, është kërkuar një interpelancë ndaj Komisionit Europian nëse ka qënë në dijeni të fakteve të 9 majit mes Tiranës e Romës, nëse c’ ka ndodhur a ka respektuar normativën europiane e çfarë synon të bëjë për respektimin e plotë të të drejtave europiane mbi azilkërkuesit, riatdhesimet e aplikimin e plotë të normativave ligjore europiane.”Gjithashtu Gianfranco Schiavone ekspert i emigracionit e anëtar i ASGI, shoqata për studime juridike në të drejtën e emigracionit, është shprehur për mediat italiane se “nuk është e pranueshme që një aziliant të dal jashtë territorit të kampit të Gjadrit e të riatdhesohet nga Shqipëria. Ky fakt nuk respekton të drejtat themelore të azilantit e shkel juriduksionin europian”.
Për riatdhesimin e 5 shtetasve egjiptianë, qeveria italiane ka marrë me qera një charter që është nisur nga Tirana me kosto 113 850 euro, me një vlerë 31 770 euro më shtrenjtë nëse ky fluturim do të kryhej nga Italia e jo nga Shqipëria e rreth 6300 euro më shumë për secilin nga 5 azilantët egjiptianë të riatdhesuar.”I gjithë operacioni Shqipëria është i turpshën e opak e me një kosto shumë të madhe. Qysh në prill kur u shndërruan në qendra paraburgimi për dëbim, është e vështirë të marrësh informacoon e të kuptosh se cfarë i ndodh personave që transferohen në Shqipëri”, shkruajnë europarlamentarët.
