Mediat e huaja: SHBA kërcënoi Khamenei-n, i dërgoi koordinatat e vendndodhjes së tij

Mediat e huaja: SHBA kërcënoi Khamenei-n, i dërgoi koordinatat e vendndodhjes së tij

Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka pranuar të tërhiqet dhe të pranojë një armëpushim pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga inteligjenca amerikane. Sipas burimit, Uashingtoni i ka dërguar Khameneit një mesazh të qartë dhe kërcënues: ‘Ose brenda 24 orëve pranon armëpushimin, ose ne do të vijmë të të marrim’, duke përfshirë edhe koordinatat e vendndodhjes së tij të fshehur. Khamenei, i njohur për kujdesin ekstrem për mbijetesën e tij dhe të regjimit islamik, thuhet se ka zgjedhur të tërhiqet, jo vetëm sepse nuk kishte zgjedhje, por edhe sepse ‘i duhej një moment për të marrë frymë’, thotë burimi. Që nga mëngjesi i së djeshmes,...