Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump vuan nga Alzheimeri? Nipi i Presidentit amerikan lëshon deklaratën e bujshme: I njoh ato shenja
Fred Trump III, nipi i Donald Trump, ka ngritur shqetësime serioze mbi shëndetin mendor të Presidentit amerikan, duke e lidhur atë me një histori familjare të sëmundjes së Alzheimerit. Në një intervistë radiofonike për SiriusXM, ai tha se ka vënë re shenja të ngjashme në sjelljen e xhaxhait të tij, si ato që kishte parë te gjyshi Fred Trump Sr., i cili vdiq pas një beteje tetë-vjeçare me Alzheimerin. “Unë nuk jam mjek, por i njoh ato shenja,” tha ai. “Kur sheh sjellje të caktuara që përsëriten, të kujtojnë diçka shumë personale.” Ai bëri thirrje për më shumë transparencë nga familja Trump, duke theksuar se liderët e vendeve të mëdha duhet të japin shembull për çështje të ndjeshme si shëndeti mendor. Fred Trump III ka...