Paratë e krimit në fushatë dhe rrjetet sociale! OSBE/ODIHR nis monitorimin: Mbi 300 vëzhgues

Paratë e krimit në fushatë dhe rrjetet sociale! OSBE/ODIHR nis monitorimin: Mbi 300 vëzhgues

Lamberto Zannier TIRANË- Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve. Gjatë konferencës për mediat ai bëri me dije se për monitorimin e procesit zgjedhor të 11 majit do të angazhohen 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 26 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në 12 qarqet në Shqipëri. “Zyrtarisht ne sot hapim misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 Majit. Do të jenë 12 ekspertë, 26 vëzhgues afatgjatë prej 10 Prillit në të gjithë vendin. 300 vëzhgues afat shkurtër vinë disa ditë para 11 Maj. Ne do të shikojmë zbatimin e standardeve për zgjedhjeve demokratike e në zbatim të kodit zgjedhor shqiptarë. Monitori zbatimi kuadrit zgjedhor...