SYRI TV/ Kulla promovon librin ‘Narkodiktatura Shqiptare’, trajton situatën aktuale politike në vend

SYRI TV

Ndriçim Kulla promovoi librin e tij “Narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës -Administrata Biden/Blinken e ndihmoi, Europa heshti”, i cili trajton situatën politike në vend, emigracionin dhe shpopullimin. Ngjarja kulturore u organizua nga Partia Demokratike, me pjesëmarrjen e deputetëve dhe intelektualëve që vlerësuan botimin.

Shkrimtari dhe studiuesi Ndriçim Kulla ka promovuar librin e tij më të ri në qytetin e Kukësit, “Narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës -Administrata Biden/Blinken e ndihmoi, Europa heshti”. Ky promovim u organizua nga Partia Demokratike, me praninë e përfaqësuesve të saj. Libri trajton situatën aktuale politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te fenomeni i emigracionit dhe shpopullimit.

Deputeti Flamur Hoxha, si dhe përfaqësuesi Rrahman Dema, e vlerësuan këtë botim si një pasqyrim realist të zhvillimeve në Shqipëri.

Të pranishmit vlerësuan librin, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e Ndriçim Kullës në publicistikë.

Promovimi i këtij libri do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, në prag të fushatës së 11 majit.