Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Skelës në Vlorë, ku një përplasje mes dy automjetesh ka degjeneruar në një konflikt mes dy personave. Njëri prej tyre, ka goditur disa herë me mjetin e tij tip Benz automjetin tjetër, duke e nxjerrë nga rruga.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit tip ‘Benz’ që shkaktoi goditjen. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit tjetër arriti të dalë në kohë nga makina, duke mos pësuar dëmtime.
Si pasojë e incidentit, të dy automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
