Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, apo edhe perimeve dhe zarzavateve ka detyruar qytetaret në Elbasan të blejnë më pak. Ata thonë se me pensionin dhe pagat që marrin nuk u dalin as për ilaçe, e jo më për të marrë produkte si veza dhe mishi që kanë pësuar rritje.
Rritja e çmimeve por edhe frika per ushqime të pa sigurta ka ulur konsumin në qytetin e Elbasanit. Qytetarët shprehen se së fundmi rritja e çmimit te vezëve brenda ditës, apo edhe për mishin i ka detyruar që të blen më pak, teksa mishin ta zëvëndësojnë në tryezë me zarzavate, pasi pensioni që marrin, apo edhe paga nuk u del të blejnë ushqime të shtrenjta.
Por një tjetër problem që i ka shqetësuar së fundmi blerësit në Elbasan është siguria e ushqimeve. Teksa mishi i pulës ka rezultuar me salmonelë dhe frutat me pesticide, qytetarët i kërkojn institucioneve marrjen e masave, si dhe rritjen e kontrolleve ndaj ushqimeve.
