Partia Demokratike rreshtohet krah SHBA-së në sulmin e ndërmarrë më 21 qershor kundër tre objekteve bërthamore në Iran.
Lideri i PD-së, Sali Berisha në postim në Facebook nënvizon se asgjësimi i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme jo vetëm për iranianët në Iran por dhe në mbarë botën të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik
“Shkatërrimi, de facto, i potencialit bërthamor të ajatollahëve të Iranit nga fuqia ajrore amerikane është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në mërgatë që të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë e demokratik.”
Postimi i Berishes
“Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik.”
