Trump: Nëse Irani hakmerret ndaj SHBA, do të shkatërrohet krejtësisht!

Trump: Nëse Irani hakmerret ndaj SHBA, do të shkatërrohet krejtësisht!

Mesazhi i Presidentit Trump pas sulmit ndaj objektëve bërthamore: “Çdo hakmarrje nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte.”- tha Trump. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër lokacioneve bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Natanz, në Iran. Njoftimi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump erdhi në mbrëmjen përmes një mesazhi të publikuar në platformën e tij Truth Social dhe të shpërndarë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë. Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së tha se të tre lokacionet ishin “shkatërruar plotësisht”, duke specifikuar se qëllimi i Uashingtonit është të pamundësojë aftësitë e pasurimit të uraniumit të Teheranit dhe “t’i japë fund kërcënimit bërthamor të...